Probleme për kundërshtarët, Ancelotti zbulon planin për Hazard

14 Gusht 2022
15:34
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se Eden Hazard do të luajë më shumë në këtë sezon. Ancelotti ka thënë se ka ndërmend ta aktivizojë belgun në të gjitha pozicionet e sulmit.

“Ai do të luajë më shumë se vitin e kaluar, duke marrë parasysh se ai mund të luajë në disa pozicione”, ka thënë qartë trajneri i kampionëve të Europës.

“Ka bërë shumë mirë në krahun e djathtë, në të majtë dhe si nëntë false, që është edhe poziconi që po provojmë aktualisht. Ai mund t’i shpalosë cilësitë që ka në të tre këto pozicione”.

Në lidhje me mesfushorin Fede Valverde, Ancelotti ka shtuar: “Ai e nisi mirë vitin e kaluar, por pësoi një dëmtim kundër Barcelona-s dhe ka patur vështirësi të kthehet në ekip. Në fazën e dytë të sezonit ka qenë i shkëlqyer.

“Ai është përmirësuar shumë dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm i ekipit. Është i aftë të përshtatet në krah dhe na ka ndihmuar shumë në disa ndeshje”.

Real Madrid do ta fillojë mbrojtjen e titullit në La Liga mbrëmjen e sotme, në transfertë kundër ekipit të Almeria-s. Ndeshja fillon në orën 22.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit