Probleme për PSG, vjen një “like” nga Neymar kundër Mbappe

14 Gusht 2022
13:17
Denis Hakanaj
back button

Fitorja e arritur ditën e shtunë nga PSG kundër Montpellier rrezikon të krijojë një çarje brenda skuadrës së kampionëve të Francës në fuqi.

Kylian Mbappe, në fakt, është zgjedhur si gjuajtësi i penalltive për Parisin dhe mbrëmjen e së shtunë është hipnotizuar nga portieri i Montpellier, pas një penalltie të fituar.

Pak minuta më vonë, PSG ka fituar një tjetër penallti, këtë herë e transformuar në gol nga Neymar, i cili ka vendosur të gjuajë pas gabimit të shokut të skuadrës.

Gjithçka normale deri këtu, por pas përfundimit të ndeshjes, braziliani duket se nuk e ka gëlltitur vendimin e marrë nga trajneri Galtier.

Në rrjetet sociale, në fakt, është shfaqur një ‘like’ i sulmuesit brazilian për një koment të rëndë të një tifozi, i cili ka akuzuar Mbappe se “e ka me kontratë të gjuajë penalltitë” dhe se “është bërë pronari i PSG-së pas rinovimit”.

O’Ney i ka dhënë një ‘zemër” këtij komenti dhe gjesti duket se ka shkaktuar shumë bujë në Francë, ku është mbuluar nga të gjitha mediat franceze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit