Probleme për Salah, një lojtar pret me padurim grumbullimin për të marrë revanshin

14 Dhjetor 2019
15:48
Denis Hakanaj
back button

Ëndërron të kthehet në kombëtare. Megjithatë, mes arsyeve për të cilat do të donte të thirrej nga Egjipti i tij, ka një shumë të veçantë: të kthehet të sfidojë Mohamed Salah në… shah.

Sam Morsy, mesfushori i Wigan, ka zbuluar për The Sun disa detaje të marrëdhënies së tij me yllin e Liverpool-it dhe për mënyrën sesi e kalojnë kohën kur janë të grumbulluar me kombëtaren.

“Bisedat që bëj me Salah kur jemi me kombëtaren janë të mrekullueshme”, ka thënë Morsy. “Ai është i pabesueshëm. Megjithatë, duhet të sakrifikosh shumë nga jeta personale për të qenë në  atë nivel. Duhet të mendosh për futbollin 24 orë në 24”.

“Kur e kam parë nga afër herët e para, kam menduar ‘uau, jam shumë larg nivelit të tij’”, ka thënë egjiptiani. “Salah është një djalë i thjeshtë, gjithmonë i qetë. Është shumë konkurrues dhe adhuron të luajë ping-pong ose shah”.

Dhe pikërisht në lidhje me shahun: “E kam mundur herën e parë, por më pas ka fituar gjithmonë ai. Ja pse dua ta sfidoj përsëri. Shpresoj të kthehem te kombëtarja me trajnerin e ri. Është detyra ime ta bind”, ka përfunduar Morsy.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit