Probleme për Xavi-n, pas infektimit me Covid-19 vjen edhe gjoba

7 Gusht 2020
17:06
Denis Hakanaj
back button

Lajme të këqija për Xavi-n.

Trajneri i Al-Sadd, i cili ka zbuluar pak kohë më parë se është prekur nga coronavirus, tani do të duhet të paguajë një gjobë.

Arsyeja? Nuk ka respektuar protokollet e sigurisë në lidhje pikërisht me Covid-19.

Lajmi është dhënë nga Marca që ka shpjeguar se federata e Katarit e ka gjobitur trajnerin e Al-Sadd dhe trajnerë të tjerë (dhe lojtaë) për të njëjtën arsye.

Nuk saktësohet në çfarë mënyrë secili prej tyre e ka shkelur protokollin. e vetmja gjë e sigurt është gjoba: plot 2.300 euro. Një shifër që ish-mesfushori spanjoll nuk do ta ketë shumë të vështirë ta paguajë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit