Probleme për Zaniolo, Neymar nuk ka ndërmend të heqë dorë

20 Shkurt 2021
13:01
Denis Hakanaj
back button

Neymar është marrosur pas Chiara Nasti-t.

Magjepsja e brazilianit me bukuroshen napolitane është zbuluar nga revista “Chi” dhe nga ajo ditë profili në instagram e 23-vjeçares është pushtuar nga kuriozët e rrjeteve sociale, në kërkim të të dhënave të reja dhe konfirmimeve.

Por duket se Nasti i ka rezistuar presingut të Neymar dhe prej një jave ka bërë publike lidhjen me futbollistin e Roma-s, Nicolo Zaniolo. Pasi kanë kaluar Shën Valentinin bashkë në Romë, Chiara Nasti dhe Zaniolo kanë shkuar të bëjnë bashkë një tatuazh dhe kanë publikuar fotografitë në rrjetet sociale.

Nëse objektivi ishte që të shuheshin shpresat e Neymar, duket se nuk ia kanë dalë…

Në fakt, ylli i PSG-së vazhdon t’i bëjë like fotografive të Chiara Nasti-t në Instagram. Fansat pyesin veten tani nëse Zaniolo është ose jo xheloz në lidhje me këtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit