Probleme te Tirana: Mungon lideri i ekipit, probleme dhe për… trajnerin Mema

12 Shtator 2019
9:50
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana ka një ndeshje mjaft të vështirë kundër Skënderbeut ditën e shtunë prej orës 16:00. Bardheblutë duhet të vazhdojnë ecurinë pozitive pas fitores së vështirë kundër Vllaznisë. Kryeqytetasit do të kenë një mungesë të rëndësishme për sfidën kundë korçarëve, pasi portieri Ilion Lika nuk do të jetë i pranishëm.

Ai ka marrë leje nga klubi për arsye familjare dhe nuk do të mund të mbrojë kuadratin e bardhebluve. Balotazhi për portën do të jetë mes Edvan Bakajt dhe Pano Qirkos me të parin më të avantazhuar. 

Një tjetër lajm disi i çuditshëm në kampin e bardhebluve është dëmtimi i trajnerit Ardian Mema. Ai ka probleme me gjurin e tij për shkak të disa goditjeve drejt portës në një nga seancat stërvitore. Gjuri i Memës është i ënjtur dhe në seancën e fundit stërvitore po çalonte. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit