Probleme tek Interi, titullari humb patentën! Kapet i dehur në makinë para ndeshjes

12 Korrik 2020
9:48
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori Marcelo Brozovic ka humbur patentën e tij, pasi ka dështuar në testin e alkoolit. Correire della Sera bën me dije se policia mori një vendim të tillë pas një kontrolli ndaj lojtarit të Interit.

Kroati shkeli një sërë rregullash me Rolls Royce Cullinanin e tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ai fillimisht kaloi në një semafor me të kuqe afër një klubi nate në Milano. Atij më pas iu kërkua nga policët që të bënte testin e alkoolit.

Brozo kishte pirë më shumë alkool se norma e lejuar dhe menjëherë iu tërhoq patenta pas dy veprimeve të gabuara. Mbetet për t’u parë nëse Antonio Conte do ta thërrasë për ndeshjen kundër Torinos nesër mbrëma.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit