Problemet e Partizanit, Lerda i padëshiruar dhe premtimi i pambajtur i drejtuesve

16 Shtator 2019
10:07
back button

Partizani nuk e ka nisur sezonin e ri si duhet, pasi ka humbur kundër Kukësit dhe Laçit me rezultatin 1-0 dhe me po të njëjtin rezultat ka fituar kundër Luftëtarit dhe Flamurtarit. “Demat e kuq” nuk janë më një firzamonikë që funksionon pa stonime dhe loja nuk është aty ku duhet.

Trajneri Franco Lerda nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me futbollistët dhe duket qartë se nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë, ndryshe nga Skënder Gega. Ky i fundit arriti suksese vetëm nga harmonia që kishte në grupin e lojtarëve. 

Lerda nuk është problemi i vetëm, por dhe futbollsitët që nuk kanë etjen e dëshirën e një sezoni më parë, duket se titulli kampion i ka ngopur. Drejtuesit kanë peshën e tyre të përgjegjësisë me shumë sasi në merkato dhe jo shumë cilësi, ndërsa ende nuk kanë shpërndarë premion e titullit kampion. Kjo ka sjellë pakënaqësi në skuadër, pasi është një premtim që nuk është mbajtur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit