Problemet me drejtorin teknik të Lazios, Tare shpjegon gjithçka para ndeshjes

24 Nëntor 2020
20:53
Eraldo Harlicaj

Drejtori i Lazios, Igli Tare, ka folur para ndeshjes së Champions League kundër Zenitit. Ai e konsideron si një ndeshje jetike për ekipin e tij.

“Një fitore me Zentin do të ishte një hap i madh për kualifikimin. Ne jemi të kënaqur me atë që ka bërë skuadra deri më tani, por do të mundohemi të arrijmë një qëllim të madh.

“Skuadra është e mbuluar me dy lojtar për çdo rol. Lista është e limituar në Serie A dhe në Champions League, prandaj kemi lënë disa emra jashtë.

“Nuk mendoj se kemi nevojë diçka në janar, nuk më pëlqen si merkato. Problemet me Peruzzin? Nuk do të flas këtu për gjëra të tilla. Diskutime ka në çdo familje, por ai është person shumë i rëndësishëm për ne”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit