Profecia e amerikanit “të panjohur”: goli që gjunjëzoi Atletico Madrid!

14 Gusht 2020
0:51
Telesport
back button

Liga e Kampionëve, deri më tani, ka dhuruar surpriza në finale. Tre minuta në dy ditë ndryshuan tabelën e rezultateve.

Në minutën e 89-të të ndeshjes ndaj PSG-së, Atalanta ishte në gjysmëfinale dhe ishin në pritje të fitueses mes Atletico dhe Leipzig.

Tyler Adams puts Leipzig into UCL semis with late goal vs Atletico ...

Dhe vetëm disa minuta nga përfundimi i ndeshjes mes Atletico dhe Leipzig, të gjithë menduan se stoli i gjatë për Cholo do të bënte diferencën me gjermanët. Dhe pastaj vjen ai… Tyler Adams.

Adams ishte lojtari i vetëm i ekipit kombëtar amerikan që mbeti në Champions pas eleminimit të Chelsesa të Pulisic. Nëse dikush do të kishte një euro për të vënë bast, me siguri nuk do ta kishte bërë duke i besuar ish-New York Red Bulls, 21 vjeç me shpresa të mëdha dhe më shumë se 15 paraqitje këtë sezon.

Bundesliga | Dani Olmo and Tyler Adams send RB Leipzig into UEFA ...

Ai erdhi nga zinxhiri furnizues amerikan, por sezoni i tij nuk kishte qenë i paharrueshëm. Sidoqoftë, prania e tij ka një veçanti: kur ai zbret në fushë pas rihapjes së futbollit, Leipzig nuk humbet kurrë. Edhe nëse, për të qenë të sinqertë, më shumë ka barazime sesa fitore.

VAZHDIMI – Por djali ishte i bindur se mund ta bënte atë edje në Champions, siç është raportuar nga cbssports.com. Nisur nga formati i ri me eliminim direkt në ndeshje “teke”, Adams besonte te mrekullia Leipzig.

“Ne duhet të luajmë futbollin tonë, ne jemi skuadra më e re në Bundesliga. Kur humb një lojtar si Timo Ëerner, sigurisht që e vuan! Por ne duhet të mendojmë se nëse fiton, ecën përpara dhe nëse fiton prap vazhdon rrugën deri në finale! Kështu, pse të kesh frikë?”.

E thënë, e bërë! Tani, përballja e radhës ndaj PSG! Duke shpresuar te një tjetër gol nga amerikani!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit