Profecia e Watzke: Bayern-it do t’i ndodhë ajo që i ndodhi Juventus-it

4 Qershor 2022
18:58
Denis Hakanaj
back button

Dhjetë kampionate radhazi të fituar. Një rezultat i jashtëzakonshëm, akoma më shumë nëse arrihet në një nga pesë kampionatet kryesore të Europës.

Hera e fundit që Bayern Munich nuk e ka fituar kampionatin, ka qenë në 2021-ën. Një jetë më parë, mbi të gjithë për rivalët e bavarezëve në Bundesliga.

Dominimi absolut i Bayern-it ka shkaktuar shumë pakënaqësi, deri në atë pikë sa dikush në Gjermani ka sugjeruar që të krijohej një fazë playoff-i në fund të kampionatit.

Ka shumë mundësi që bavarezët t’i fitonin edhe ato, por të paktën do të kishte një mundësi më të madhe për të parë një skuadër tjetër fituese në Bundesliga. Një ide që nuk pëlqehet aspak nga një rival i madh.

JO PLAYOFF – Hans-Joachim Watzke është administratori i deleguar i Borussia Dortmund dhe në teori duhet të iste dakord me një zgjidhje të tillë. Megjithatë, duke folur për Deutschlandfunk, numri një i verdhezinjve është shprehur kundër ndryshimeve të kampionatit gjerman.

“Bundesliga funksionon shumë mirë, e vetmja gjë që nuk është shumë tërheqëse është lufta për titull. Por unë mendoj se nuk ka ardhur akoma koha për të ndryshuar formatin, nëse më pas Bundesliga do të jetë më pak tërheqëse në pesë vitet e ardhshëm dhe Bayern do të vazhdojë të fitojë, atëherë do të mund të mendojmë për një gjë të tillë. Por tani është shumë herët”, ka thënë Watzke.

RËNIA – Edhe pse Watzke parashikon një të ardhme ndryshe. Një të ardhme në të cilën, ndryshe nga sa ka ndodhur në dhjetë vitet e fundit, skuadra për t’u mposhtur nuk do të jetë ajo e Nagelsmann.

“Në një pikë ky dominim do të përfundojë, do të ketë një moment në vitet e ardhshme që Bayern do të bjerë. I ka ndodhur PSG-së dhe Juventus-it.

“Sigurisht, sa më shumë që flasim për këtë, aq më shumë bëjmë të mundur që Bayern-i të bëjë akoma më shumë kujdes që gjërat të mos shkojnë kështu, por kam përshtypjen se në tre vitet e ardhshëm do të ndodhë diçka”.

Megjithatë, në dhjetëvjeçarin e fundit, as Borussia Dortmund dhe as Leipzig nuk kanë arritur t’i ndalin bavarezët. Por Watzke nuk e kishte bërë akoma profecinë e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit