Projekti gjigant i Juventusit: Kërkon rikthimin e Osimhenit në Serie A, por me një kusht

27 Shtator 2024
18:46
Telesport
back button

Vlahovic nuk konsiderohet më një lojtar me potencialin e duhur. Ky është përfundimi që kanë arritur drejtuesit e Juventusit për sulmuesin serb, kështu që është koha për veprim.

Torinezët kanë një plan për merkaton. Sulmuesi që kërkohet është Victor Osimhen, aktualisht i huazuar te Galatasaray për një vit (me pagë neto 9 mln euro).

Sulmuesi nigerian është ende nën pronësinë e Napolit, por aty nuk ka shans që të rikthehet më. Napoletanët kanë për qëllim ta shesin menjëherë pas huazimit në Turqi.

Juventusi ka vetëm një kusht. Napoli duhet të heqë dorë nga pretendimet e larta 90-100 mln euro për Osimhenin. Torinezët mund të arrijnë deri te shifra 70 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit