Promotori i Fury konfirmon bisedimet me Usyk: Po diskutojmë për një duel të madh në dhjetor

11 Maj 2023
12:50
Telesport
back button

Promotori i Tyson Fury, Bob Arum, ka konfirmuar se negociatat janë duke u zhvilluar për një sfidë që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë mes britanikut dhe ukrainasit Oleksandr Usyk. Kjo sfidë do të zhvillohet në Arabinë Saudite pavarësisht pretendimeve të “Mbretit Cigan”, që deklaroi se këto janë thashetheme.

Komentet e fundit të Arum u kanë dhënë fansave shpresë se më në fund do të zhvillohet një përballje për të bashkuar titujt kampionë bote në një boksier të vetëm. Duke folur për “Ringside Reporter”, Arum tha: “Kam biseduar me një përfaqësues të Skills Challenge, i cili organizoi këto evente boksi në Arabinë Saudite”.

Ne i njohim këta njerëz, kemi punuar për ta në lidhje me sfidën e Jake Paul dhe Tommy Fury këtë vit. Kështu që, ne e dimë se cilët janë lojtarët dhe kemi pasur disa biseda shumë interesante me ta”, tha Bob Arum, që kur u pyet nëse diskutimet me përfaqësuesit sauditë kishin të bënin me një duel në dhjetor, tha: “Po, kjo është e saktë”.

Fury dhe Usyk zhvilluan negociata në fillim të këtij viti për një përballje të padiskutueshme në prill, por nuk arritën një marrëveshje dhe stafi i ukrainasit u tërhoq nga bisedimet për shkak të kërkesave të britanikut.

Megjithatë, duket se bisedimet u rihapën mbi një potencial të dyfishtë duelesh në Lindjen e Mesme në fund të këtij viti. Në një mbrëmje magjike boksi, që do të shihte Fury dhe Usyk të luftonin në të njëjtën natë me Anthony Joshua dhe Deontay Wilder në Arabinë Saudite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit