Pronarët më të pasur të klubeve, Zhang parakalon Al-Khelaifi-n

10 Qershor 2019
16:46
Denis Hakanaj
back button

Revista "Forbes" ka bërë një klasifikim të dhjetë pronarëve më të pasur në botë, të bazuar në pasurinë e tyre personale.

Në vendin e parë të këtij klasifikimi është pronari i Real Ovideo, klubi i  Segunda Division. Bëhet fjalë për Carlos Slim, njeriu i pestë më i pasur në planet me kompaninë e tij "America Movil". Podiumi kompletohet me François Pinault dhe sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan, pronarë të Rennes dhe Manchester City. 

Seria A ka dy përfaqësues mes 10 të parëve: Andrea Agnelli, presidenti i Juventus-it, renditet i pesti, ndërsa Zhang Jindong i Inter-it renditet i nënti, përpara presidentit të PSG-së, Al-Khelaifi.   

Renditja

1 – Carlos Slim (Real Oviedo) – 59,2 mld dollarë

2 –  François Pinault (Rennes) – 31,7 mld dollarë

3 – Mansour bin Zayd Al Nahyan (Man City) – 23 mld dollarë 

4 – Dietrich Mateschitz (Ney York Red Bulls, Leipzig, Red Bull Salzburg, Red Bull Brasil) – 18,9 mld dollarë

5 – Andrea Agnelli (Juventus) – 15,9 mld dollarë

6 – Roman Abramovich (Chelsea) – 12,4 mld dollarë

7 – Philip Anschutz (Los Angeles Galaxy) – 11 mld dollarë

8 – Stanley Kroenke (Arsenal) – 8,8 mld dollarë

9 – Zhang Jindong (Inter)/Dmitry Rybolovlev (Monaco) – 6,8 mld dollarë

10 – Nasser Al-Khelaifi (PSG) – 6,2 mld dollarë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit