Propozimi i paharrueshëm i De Jong në mes të shkretëtirës, e dashura historike tha “po”

3 Korrik 2022
9:02
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori i Barcelonës Frenkie de Jong i propozoi për martesë të dashurës së tij Mikky Kiemeney, këtë javë, teksa ishin në një udhëtim romantik në Meksikë.

Dyshja kanë udhëtuar në Amerikën e Veriut kohët e fundit. Dhe holandezi e bëri festën të paharrueshme, duke shtruar pyetjen në mes të një shkretëtire, përballë perëndimit të diellit.

Ai e bëri të ditur lajmin në Instagram, me një postim ku shkruhej: “Mezi pres ta kalojmë pjesën tjetër të jetës së bashku. Ajo tha po”.

Ndërsa De Jong ka vijuar pushimet e tij verore, Manchester United ka qenë në bisedime me Barcelonën, në përpjekje për të nënshkruar me holandezin.

Mesfushori shkëlqeu nën drejtimin e Erik ten Hag ndërsa ishte tek Ajax, duke ndihmuar klubin për një tjetër titull të Eredivisie dhe Kupën KNVB.

Dhe tani, trajneri i ri i Manchester United beson se ai mund të ndihmojë në rikthimin e “Djajve të Kuq” në Ligën e Kampionëve.

Holandezi thuhet se do të preferonte të qëndronte në “Camp Nou” dhe jo të kalojë në “Old Trafford”, gjë që është një goditje e madhe për Ten Hag.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë bërë ende ndonjë përforcim të ri këtë verë, por po afrohen më shumë për të siguruar blerjet e para në këtë sesion merkatoje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit