Karl-Heinze Rummenigge bën një propozim, që duket revolucionar në futbollin europian: vendosja e një limiti (kufiri) pagash, siç bëhet në SHBA. Kryetari i bordit mbikëqyrës aktual dhe ish-CEO i Bayern Munich është i qartë. “Tani është koha për këtë ndërhyrje, rritja e kostove po arrin nivele të çmendura.
Futbolli ka nevojë për një kufi pagash. Kostot po rriten, gjë që është çmenduri, edhe për lojtarët e rregullt dhe agjentët e tyre. Tani është koha për të vepruar”, – tha ai për “Gazzetta dello Sport”. Rummenigge ishte gjithashtu i bindur se Bayern Munich do të kthehej në rrugën e suksesit nën drejtimin e Vincent Kompany:
“Ne kemi një trajner të ri dhe blejmë lojtarë në mënyrë inteligjente. Kini kujdes me Michael Olise, ai mund të jetë vendimtar. Unë gjithashtu kam besim në Ligën e Kampionëve, e cila këtë sezon do të jetë e re për të gjitha klubet”.
Rummenigge gjithashtu mohoi interesimin e Bayernit për mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu: “Këto janë vetëm spekulime. Ne e kemi këtë pozicion të mbuluar mirë me shumë lojtarë në ekip, si Palhinha, Laimer, Kimmich dhe Pavlovic”.