Protagonist me Alt.Madrid, Trippier zbulon sekretin si ndali Juven

19 Shtator 2019
21:27
back button

Është shndërruar menjëherë në një prej beniaminëve të skuadrës së Atletico Madrid, Kieran Trippier, edhe pse i transferuar në Spanjë nga Tottenham vetëm pak muaj më parë, gjatë merkatos së verës.

Protagonist kryesor edhe në barazimin 2-2 që Atletico Madrid regjistroi të mërkurën ndaj Juventus në takimin e vlefshëm për grupet e Champions League, Trippier zbulon sekretin e ekipit të udhëhequr nga trajneri argjentinas, Diego Simeone.

“Nëse ja dolëm që të rekuperonim disavantazhin prej dy golash, është falë mentalitetit të këtij grupi, që na injektohet nga trajneri ynë. Nuk duhet ndalur kurrë së besuari, në fakt shpreson të kishim akoma ndonjë shans kur ishim në disavantazh me dy gola”.

“Në fund ja dolëm mbanë, nuk reshtëm së luftuar me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve tanë. Ronaldo? E dimë të gjithë se sa i fortë dhe i paparashikueshëm që është. Duhet të qëndrojmë gjithmonë në gatishmëri dhe të përqendruar çdo minutë”, deklaroi Trippier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit