Protokolli bëhet “makth” në Serie A, kush nuk e respekton përjashtohet

5 Qershor 2020
14:51
Telesport
back button

Nuk do të ketë asnjë tolerim sa i përket protokollit higjeno-sanitar te klubet e Serie A dhe sidomos kur një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus (i infektuar). Qeveria dhe ministri Spadafora janë treguar të qartë se do të ndiqet procedura siç është përcaktuar: karantinë totale ekipit dhe jo vetëm futbollistit apo pjestarit të stafit që ka marrë Covid-19.

“Corriere dello Sport” raporton se vendimi i karantinës 14-ditore, sugjeruar nga Komiteti Teknik Shkencor, nuk ndryshon, edhe pas takimit që ka zhvilluar presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, me Ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Ndërkohë, pritet të ketë përjashtim për ata që do të shkelin procedurat dhe protokollin. Një grusht  i rëndë ky, teksa Serie A do të nisë në 20 qershor, edhe pse përpara do të zvhillohet Kupa e Italisë (12-13 gjysmëfinalet dhe 17 finalja).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit