Provoi driblimet magjike të Ronaldinhos, por u kthye në humorist të turpshëm. I gjithë stadiumi shpërtheu në të qeshura (video)

2 Mars 2024
11:24
Alfred Lleshi
back button

Ndodhi në kampionatin e Hondurasit, në ndeshjen mes Panteras FC dhe Atlético la Roca, në minutën e 79-të, kur një lojtar vendosi të befasojë mbrojtjen kundërshtare duke tentuar të imitojë “magjitë” e Ronaldinhos. Por rezultati ishte thjesht një dështim total, duke shkaktuar të qeshura te komentatori televiziv dhe publiku i pranishëm në tribuna.

Si mundet një ndeshje anonime në një kampionat në Honduras të pushtojë faqet e para të sporteve online dhe të bëhet ‘virale’ në mediat sociale? E thjeshtë, gjithçka që duhet është që dikush të bëjë një gjë të çmendur, të llojit që kënaq dhe i entuziasmon fansat.

Ose të dështojë në mënyrë sensacionale, duke hyrë në imagjinatën kolektive, por në anën e gabuar: atë të talljes. Dhe pikërisht kjo ndodhi në minutën e 79-të të ndeshjes Panteras-Atletico la Roca, kur numri 45 i mysafirëve shpiku një gjest teknik sa spektakolar, aq edhe tejet të vështirë, duke dështuar në mënyrë spektakolare.

Pamjet e përjetësuan momentin, i cili tashmë është kthyer në një kult për futbolldashësit. Aksioni filloi në mënyrën më të mirë të mundshme me një driblim të dyfishtë mes dy kundërshtarëve. Më pas, në buzë të zonës së penalltisë, befas i vjen ideja më e pashëndetshme: të provojë një truk të llojit që vetëm fenomenet e vërteta të futbollit shihen duke i bërë, përfshirë Ronaldinho, xhonglerin e padiskutueshëm brazilian “par excellence”.

Pikërish Ronaldinho iu erdhi menjëherë në mendje shumë entuziastëve kur panë këtë imitim të tij të dështuar në Honduras. Pra, në vend që të vazhdonte me shpejtësi dhe të projektohej drejt portës kundërshtare, lojtari i Atletico la Roca bëri zgjidhjen më të keqe. Në tentativën për t’i kapërcyer kundërshtarët e vendosi topin mes këmbëve dhe provoi salto në stilin e lirë.

Një driblim që, nëse do ta bënte si duhet, do të duartrokitej gjëta, por në fund u shndërrua në një vepër vërtet komike. Jo vetëm që dështoi, por në fund lojtari madje përfundoi me kokë poshtë, në përpjekjen tashmë të kotë për të kompensuar figurën e shëmtuar që bëri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit