Pse vetëm 18 muaj kontratë me Tottenham? Conte shpjegon arsyen

14 Janar 2022
18:24
Denis Hakanaj
back button

Antonio Conte, trajneri i Tottenham, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së të dielës kundër Arsenal-it.

Trajneri italian ka shpjeguar arsyen pse ka nënshkruar një kontratë 18 mujore dhe ka zbuluar objektivat për të ardhmen.

“E kam pranuar këtë detyrë sepse të punosh në një ambient si ky, në një klub modern, i bën mirë çdo trajnerit. Duhet vetëm të punojmë për të përmirësuar situatën që kam gjetur këtu”, ka thënë Conte.

Në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës – “E kemi përcaktuar unë dhe Tottenham kohëzgjatjen e kontratës. Mendoj se ka qenë pozitive për mua të shikoja situatën dhe për klubin të kuptonte se kush është trajneri me të cilin do të punojnë.

“Tani po shijoj kohën time te Tottenham. Këtu kam gjetur një atmosferë fantastike, një stadium fantastik, një qendër stërvitore të madhe, tifozët tanë janë të pabesueshëm sepse na mbështesin gjithmonë nga fillimi në fund dhe po e shijoj këtë eksperiencë. Duam dhe dua ta përmirësoj situatën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit