PSG, 120 mln euro për yllin francez nëse ikën Mbappe ose Neymar

19 Mars 2019
14:50
back button

PSG po përgatitet për të gjetur një zgjidhje nëse humbën njërin nga yjet që ka aktualisht në skuadër, Kylian Mbappe dhe Neymar Junior. 

Antoine Griezmann mund të sakrifikohet nga Atletico Madrid, aq më tepër që “As” në Spanjë shkruan se klauzola e francezit në qershor ulet në 120 milionë euro. Një shifër që nuk do ishte problem për kampionët e Francës.

Në anën tjetër klubi spanjoll po përpiqet të arrijë marrëveshje që tani me klubet e interesuar me synim për ta shitur me çmim më të lartë se klauzola e qershorit. Aktualisht klauzola e Griezmann për t’u larguar është 200 mln euro.

Për 27-vjeçarin interesohet edhe Manchester United, ndërsa vetë lojtari preferon kalimin te Barcelona, por klubi katalanas zor se do hyjë në negocim, duke parë faktin se sezonin e kaluar Griezmann i refuzoi në momentin e fundit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit