PSG, bashkë me Leonardo-n vijnë edhe dy super lojtarë

9 Qershor 2019
17:07
Denis Hakanaj
back button

Mund të ketë një revolucion në shtëpinë e Paris Saint-Germain. Rikthimi i Leonardo-s si drejtues, duket se është shumë afër. Me ndërrimin e drejtorit sportiv, francezët pritet të bëjnë investime të rëndësishme në merkato. 

Në fakt, ish-drejtuesi i kuqezinjve ka në mendje dy emra me peshë: Paul Pogba dhe Gianluigi Donnarumma. Këto pritet të jenë dy   goditjet e para të brazilianit në merkaton e kësaj vere. 

Sipas Le10Sport, kthimi i Leonardo-s mund t'i hapë dyert e klubit francez lojtarit të Manchester United. Ish-milanisti, në fakt, do të kërkojë të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Mino Raiola-n për të djegur konkurrencën.  

E njëjta gjë vlen edhe për portierin e "Djallit", i cili mund të sakrifikohet nga kuqezinjtë për arsye ekonomike. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit