PSG-Bayern Muncih / Campos del hapur, kërkon “hakmarrje” për finalen e vitit 2020

8 Nëntor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Fitorja në çerekfinalet e edicionit 2020-2021 nuk ia shuan etjen për “hakmarrje” Paris Saint-Germain, klub në të cilin ende e mbajnë mend humbjen në finalen e Champions League 2020 ndaj bavarezëve. Drejtori sportiv i parizienëve, Luis Campos, beson se ky fakt mund të jetë një nxitje e madhe për ta mposhtur skuadrën e Nagelsmann.

“Një finale Champions-i është e paharrueshme dhe për ne do të jetë mundësi e shkëlqyer për revansh. Është një mundësi për t’i dëshmuar Evropës se jemi ekipi më i mirë në botë, me një trajner të madh dhe lojtarë të shkëlqyer”, – tha ai për RMC Sport.

Disa fjalë edhe për merkaton dimërore: “Kupa e Botës do të ndikojë shumë në planet tona. Jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë pas Botërorit, nëse është e nevojshme do të ndërhyjmë në treg”.

Nga ana tjetër, Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Munich, foli për “Sky Sport” pas shortit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, me bavarezët që do të përballen me Paris Saint-Germain: “Shorti ishte i veçantë, të luash kundër PSG-së është gjithmonë e vështirë. Ne do t’i luajmë sa më mirë të dyja ndeshjet, pastaj të shohim si do të shkojë.

A do të ketë përforcime të tjera në merkaton e janarit, skuadra bavareze. Drejtori sportiv përgjigjet: “Do të varet shumë nga Kupa e Botës dhe nga dëmtimet. Ne te Bayerni shpresojmë se të gjithë lojtarët do të jenë përsëri të shëndetshëm dhe nuk do të donim të bënim asgjë në merkaton e janarit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit