PSG befason Liverpool-in në garën për yllin spanjoll

4 Gusht 2020
16:22
Denis Hakanaj
back button

PSG ka parakaluar Liverpool-in në garën për të siguruar shërbimet e yllit të Bayern Munich, Thiago Alacantara.

Lojtari spanjoll ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Bayern-i këtë verë dhe për t’u transferuar te Liverpool-i.

Por, sipas Abendzeintung München, Të Kuqtë nuk duan të paguajnë 30 milionë eurot e kërkuara nga bavarezët, ndërsa PSG “nuk do të kishte asnjë problem për të plotësuar kërkesën e kampionëve të Gjermanisë”.

Nga ana e tij, Thiago e ka mirëpritur interesin e PSG-së, ku ai do të bashkohej mes ish-shokun e skuadrës te Barcelona, Neymar.

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, e do lojtarin, por klubi ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të paguajë mbi 25 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit