PSG bën detyrën ndaj Strasbourg

23 Janar 2019
23:00
back button

Ndeshja e 1/16-ave të Coupe de France mes Paris Saint-Germain dhe Strasbourg ka përfunduar me rezultatin 2-0 për kryeqytetasit. 

Me këtë fitore, skuadra e Thomas Tuchel ka kaluar në raundin e 1/8-ave. 

Goli që zhbllokoi takimin ishte ai i shënuar nga Edinson Cavani që në minutën e 4-t. Në fund, erdhi rrjeta që vulosi kualifikimin e PSG, e shënuar nga Angel Di Maria.

PSG e dominoi lojën në çdo aspekt teksa Tuchel kishte vendosur një formacion kompetitiv me Neymar, Draxler apo Di Maria. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit