PSG, “cicërimë” me shije lamtumire nga ylli i skuadrës

12 Dhjetor 2019
21:43
Denis Hakanaj
back button

Trajneri Thoms Tuchel ka qenë i sinqertë javën e kaluar: “Situata e Cavani te PSG është shumë e trishtueshme, nuk e meriton”. Matador  u transferua në Paris në vitin 2013-të pas sezoneve të mira te Napoli. Nga ajo kohë, sulmuesi ka qenë gjithmonë një pikë referimi për klubin francez.

Megjithatë, skenari duket s e ka ndyshuar pas transferimit të Mauro Icardi-t te PSG. Uruguiani ka përfunduar jashtë projektit, pavarësisht se ka qenë një lojtar kyç në të kaluarën.   

Edinson është futur në fushë në minutën e 68-të pikërisht në vend të Icardi-t, kur Parisi po fitonte 4-0 kundër Galatasaray-t në shtëpi. Pesëmbëdhjetë minuta më pas, arbitri ka akorduar një penallti për kampionët e Francës dhe Neymar ia ka dorëzuar topin uruguaianit, i cili ishte lënë në harresë kohët e fundit.

Cavani ka shënuar dhe i ka dhuruar vetes një gëzim të bukur para publikut të tij, poër mund të ketë qenë gëzimi i fundit…

Një ditë më pas, Matador ka publikuar një tweet që duket se është një mesazh lamtumire pas gjashtë sezonesh: “E paharrueshme të shikosh dhe dëgjosh atë që ka ndodhur dje në Parkun e Princave. Do ta mbaj gjithmonë me vete”, ka shkruar sulmuesi.

Një “cicërimë” që mund të ketë mijëra interpretime. Mbetet për t;u kuptuar nëse ky është preludi i një lamtumire dhe se cila mund të jetë aventura e tij e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit