PSG dhe Jordan, dyshe e suksesshme me fitime marramendëse

6 Prill 2021
17:00
Denis Hakanaj
back button

Disa javë më parë, Paris Saint-Germain ka zbuluar fanellën e katërt zyrtare, e krijuar në bashkëpunim me Jordan dhe Nike.

Pavarësisht se ngjyrat (rozë dhe vjollcë) nuk janë pëlqyer shumë nga tifozët më tradicionalë, uniformë ka patur sukses dhe është parashikuar se klubi do të shesë rreth 1 milion fanella deri në fundin e sezonit.

Koleksioni, siç ka bërë të ditur L’Equipe, duhet të përfaqësojë 25% të të ardhurave nga marketingu, një rezultat i jashtëzakonshëm që do të çojë te rinovimi i partneritetit, që zgjat prej katër vitesh tashmë.

Për të patur një ide më të qartë, kur PSG është blerë nga QSL, shiste vetëm 40 mijë fanella.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit