PSG dhe Topi i Artë “ngecin” në kampionat, Nice i prish festën Messi-t dhe Donnarumma-s (Video)

1 Dhjetor 2021
22:57
Denis Hakanaj

Paris Saint-Germain nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim pa gola kundër Nice në javën e 16-të të Ligue 1.

Një rezultat ky që ka orishur festën e Leo Messi-t dhe Gigio Donnarumma-s, të cilët kanë prezantuar pak para fillimit të ndeshjes çmimet e fituar në ceremoninë e së hënës.

Rastet nuk kanë munguar për të dy ekipet, por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fundin e takimit.

Pavarësisht këtij barazimi, PSG kryeson bindshëm kampionatin me një diferencë prej 12 pikësh nga ndjekësi më i afërt.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit