“PSG do t’i ofrojë 225 milionë euro Mbappe-së për të refuzuar Real-in”

13 Tetor 2021
16:53
Denis Hakanaj
back button

PSG do t’i ofrojë Kylian Mbappe një kontratë prej 225 milionë eurosh në total për të qëndruar në Paris.

Kontrata aktuale e Mbappe skadon në qershor dhe sulmues francez është vënë në shënjestër nga Real Madrid-i i Florentino Perez.

Klubi francez është i bindur se kjo ofertë do të largojë dyshimet e Kylian.

Drejtori i Okdiario, Eduardo Inda, ka thënë për El Chiringuito: “Do t’i ofrojnë 45 milionë euro në sezon për 5 vite. 225 milionë euro në total”, ka thënë ai.

Mbappe do të bëhej lojtari më i paguar në një skuadër që përfshin Neymar dhe Leo Messi-n, gjë që tregon se PSG e konsideron francezin lojtarin kyç për të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit