PSG dominon “Klasiken” ndaj Marseille, “mban frymën” për Mbappe (Video)

24 Shtator 2023
22:38
Denis Hakanaj
back button

PSG është kthyer te fitorja në Ligue 1, duke mundur 4-0 Marseille në atë që konsiderohet Klaiskja e futbollit francez, por rrezikon të humbasë Mbappe për ndeshjen e ardhshme në Champions kundër Newcastle.

Ndeshja ka filluar shumë mirë për vendasit.

PSG [1] – 0 Marseille – Achraf Hakimi 8′ – Video

parisienëve, në fakt, u kanë mjaftuar tetë minuta për të kaluar në avantazh me Achraf Hakimi-n, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje dënimi të jashtëzakonshme.

Në minutën e 32-të ka ardhur një lajm shumë i keq për PSG-në. Ndeshja e Mbappe, në fakt, ka zgjatur vetëm 32 minuta për shkak dëmtimi. Në vendin e dij është aktivizuar Ramos.

Kylian është kthyer në stol me fasha në kavilje dhe është ulur në stol. Në orët e ardhshme, fenomeni francez do t’u nënshtrohet analizave të mëtejshme për të kuptuar seriozitetin e dëmtimit.

Pesë minuta më mbrapa ka ardhur edhe goli i dytë për ekipin e Luis Enrique, i shënuar nga 95 milionëshi Kolo Muani.

PSG [2] – 0 Marseille – Randal Kolo Muani 37′ – Video

Në fillimin e pjesës së dytë ka ardhur edhe goli i tretë për Parisin, me Goncalo Ramos që ka çuar shifrat në 3-0.

PSG [3] – 0 Marseille – Goncalo Ramos 47′ – Video

Portugezi ka qenë protagonist edhe në fundin e ndeshjes duke fiksuar rezultatin 4-0 në minutën e 89-të.

PSG [4] – 0 Marseille – Goncalo Ramos 89′

Lajme të tjera

Lajmet e fundit