PSG e bleu Icardi-n, por argjentinasi kishte plane të tjera

3 Qershor 2020
15:45
Denis Hakanaj
back button

Gazetari i njohur Tancredi Palmeri ka ripërshkuar ditët e fundit të telenovelës Mauro Icardi, i blerë përfundimisht nga Paris Saint-Germain. Sipas Palmeri-t, lojtari kishte plane të tjera.

“Icardi, ëndërr e pamundur, por jo shumë për Paratici-n, është larguar për këtë vit. Në të vërtetë, Icardi ka shpresuar deri në fund që Juventus ta merrte, që historia të merrte një kthesë tjetër”.

“Për këtë arsye është pritur dita e fundit për transferimin e tij përfundimtar te PSG. Por Juventus, që vitin e kaluar i kishte thënë argjentinasi se do të kishte bërë gjithçka për ta marrë, ka qenë e detyruar të bëjë një hap mbrapa këtë herë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit