PSG e humbi falas, Leverkusen fërkon duart për talentin francez: tre klube të Londrës e duan!

1 Qershor 2020
19:02
Telesport
back button

Bundesliga ishte kampionati i parë që do të riniste pas pandemisë së gjatë duke na rikthyer magjinë e futbollit dhe, duke qenë se ishte i vetmi që luhej, vëmendja ishte te talentet që e përbëjnë.

Shumë emra të afirmuar, të tjerë më pak, por edhe zbulime që kanë qarkulluar në merkato. Mes tyre Moussa Diaby i Bayer Leverkusen. Vetëm 20 vjeç, francezi po shkëlqen këtë sezon, duke përfunduar në “lupën” e shumë klubeve të mëdha.

Moussa Diaby: Bayer Leverkusen snap up PSG prospect - AS.com

I rritur në Akademinë e PSG, Diaby u transferua me zero te Leverkusen, duke u bërë titullar menjëherë dhe mos vuajtur aspak përshtatjen. Sipas medieve angleze, Arsenal, Tottenham dhe Chelsea po e ndjekin, por vlera e kartonit mbetet e lartë: 30 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit