PSG e ka seriozisht, dridhen Juventus dhe Inter

13 Maj 2022
14:48
Denis Hakanaj

Mbrojtësi i Torino-s, Gleison Bremer, po zhvillon një sezon shumë të mirë në Serinë A, duke dominuar të gjithë sulmuesit e mëdhenj që luajnë në kampionatin italian dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

Braziliani ka rinovuar kontratën e tij me Torino-s, por presidenti mund ta lërë të largohet 25-vjeçarin në rast se do të marrë një ofertë të rëndësishme.

Juventus dhe Inter janë dy skuadrat e mëdha në Itali që kanë vënë në shënjestër lojtarin, por konkurrenca për të duket se do të bëhet edhe më e fortë.

Sipas RMCSport, në fakt, Paris Saint-Germain duket se është vënë në lëvizje për ta marrë Bremer në Ligue 1, duke prishur kështu planet e dy klubeve italiane.

PSG është hedhur në sulm edhe për Paul Pogba, i cili është gjithashtu një objektiv i bardhezinjve dhe zikaltërve në merkato.

Kështu, klubi parisien rrezikon të jetë pengesa më e madhe për planet e Juventus-it dhe Inter-i në merkaton e kësja vere.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit