PSG e lë jashtë ekipit, gjigantët e Europës hidhen në sulm

19 Janar 2020
10:13
Denis Hakanaj
back button

Sinjale të forta nga Parisi.

Edinson Cavani do të mungojë në ndeshjen e dytë radhazi me Paris Saint-Germain. Një përjashtim që po bën shumë zhurmë, edhe pse sulmuesi uruguaian është shumë i kërkuar në merkato.

Nuk është një rastësti që kjo mungesë e lojtarit të konsiderohet nga Mundo Deportivo si një sinjal në negociatat që po zhvillohen mes kampionëve të Francës dhe Atletico Madrid.

Colchoneros e duan Matador-in për të përforcuar sulmin, që është dukur shumë steril deri tani. Kështu, ky përjashtim i ri i uruguaianit mund ta shtyjë përfundimisht Cavani-n drejt krahëve të Simeone-s.

Orët e ardhshme do të jenë shumë të nxehta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit