PSG e lë jashtë ekipit, i padëshiruari planifikon zbarkimin në Serinë A

11 Gusht 2022
9:12
Denis Hakanaj
back button

Pesë gola në 30 ndeshje, ky ka qenë bilanci sezonin e kaluar i Mauro Icardi-t. Sulmuesi argjentinas e ka mbyllur kampionatin duke mos luajtur asnjë ndeshje: nga prilli, në Ligue 1, ka luajtur vetëm një minutë kundër Marseille.

Është e qartë se aventura e argjentinasit në Paris është drejt fundit dhe lajmet e fundit që vijnë nga Franca nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa e konfirmojnë këtë. Siç ka bërë të ditur L’Equipe, Icardi nuk është stërvitur me ekipin.

Kontrata e ish-sulmuesit të Inter-it skadon më 30 qershor të 2024-ës. Rroga e pasur, në këto vite, e ka penguar të ndërrojë ekip.

Në Itali ka patur shumë zëra për një interesim të Juventus, Milan, Roma dhe Napoli, por këto zëra janë zhdukur.

Në Serinë A, e vetmja skuadër që po mendon seriozisht për Mauro Icardi-n është Monza. Adriano Galliani nuk është fshehur kurrë, duke mos përjashtuar mundësinë që ta kthejë në Itali lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit