Mbappe “show”, PSG e nis me poker në Gjermani (VIDEO)

17 Korrik 2019
9:57
back button

Paris Saint Germain e ka nisur me një fitore 6-1 fazën përgatitore. Viktima ishte skuadra gjermane e Dynamo Dresden, që u desh të përballet me furinë e Kylian Mbappe, edhe pse një pjesë e lojtarëve të tjerë ishin të rinj nga ekipet zinxhirë.

Për sulmuesin francez mjaftuan 5 minuta lojë për të bërë një shkëputje të fuqishme mes kundërshtarëve dhe të shënojë golin e parë të sezonit të ri.

Më pas ishte sërish Mbappe që bëri gjithçka mirë, duke i dhënë shansin Draxlerit të shënojë, teksa para përfundimit të pjesës së parë 20-vjeçari shënoi edhe golin e tretë.

Në pjesën e dytë ishte i riu Zagre që shënoi, i ndjekur sërish nga golat e të rinjve Postolachi dhe Aouchiche. Ndërsa Kone shënoi golin e nderit për skuadrën vendase, me anë të penalltisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit