PSG e turpëroi bashkë me Realin, ky është ylli që “rrëmben” fanellën e Hazard

19 Shtator 2019
22:49
back button

Hazard është një nga futbollistët të cilët Mbappe admiron më shumë. Mesfushori belg ka qenë gjithmonë një frymëzim për yllin e PSG. Kështu, pas përballjes së të mërkurës në “Parc des Princes”, sulmuesi francez, i cili për shkak dëmtimi u detyrua të ndjekë ndeshjen nga tribuna, zbriti në dhomat e zhveshjes për të uruar shokët e ekipit për fitoren 3-0 ndaj madrilenëve.

Mbappe gjithashtu nuk shpërdoroi shansin për tu takuar me Hazard, madje duke i kërkuar edhe fanellën. Një kërkesë të cilën belgu nga ana e tij nuk mund të refuzonte kurrsesi. Vetëm pak orë më vonë, Mbappe përdori llogarinë e tij në Instagram për të publikuar një foto të dhuratës së çmuar, shoqëruar me diçiturën: “Faleminderit vëlla!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit