“PSG është më i madh se unë”; Mbappe ndihet më ‘romantik’ pas rinovimit të kontratës

25 Qershor 2022
8:19
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappe tha se Paris Saint-Germain është më i madh se ai, kur u pyet për rinovimin e kontratës së tij masive me klubin deri në vitin 2025. Ka pasur spekulime se ai do të ketë një rol me ndikim në vendimet e klubit, pretendim që ai e mohoi. Francezi potencoi se do të qëndrojë në korsinë e tij, duke treguar dashurinë “romantike” për PSG.

Mbappe është shprehur gjithashtu optimist për të ardhmen e PSG-së, me klubi nga “Parce des Princes” që kërkon ende lavdinë evropiane. “PSG është i rëndësishëm për mua, – tha Mbappe për BFMTV. – Ndoshta nuk kam pasur kohë të mjaftueshme për të qenë mjaft romantik me tifozët. Doja të performoja së pari, por ky klub do të thotë shumë për mua, të gjithë e dinë.

Unë jam duke hyrë në këtë projekt, nuk kam qenë në bazën e tij. Me të gjitha ndryshimet që do të ndodhin, gjëra të mëdha na presin. Klubi vjen i pari. Nuk është projekti im. Do të jetë një PSG para dhe pas meje, unë thjesht dua të vendos gurin tim në ndërtesë”.

Si është pritur rinovimi i Mbappe? Ndërsa ka pasur festime të bollshme në kryeqytetin e Francës, figurat e fuqishme në Spanjë janë tërbuar nga vendimi i tij për të rinënshkruar me PSG-në.

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, i zemëruar që Mbappe nuk u bashkua me Real Madridin, e quajti marrëveshjen “një fyerje për futbollin” dhe kërcënoi me veprime ligjore. Kjo ka nisur një luftë fjalësh mes PSG-së dhe Spanjës, ku përfshihet edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit