PSG fiton 5-0, Galtier: Duhet të bëjmë më mirë në sulm

7 Gusht 2022
11:27
Denis Hakanaj
back button

Në përfundim të ndeshjes kundër Clermont, e fituar 5-0 nga Paris Saint-Germain në kampionat, trajneri i parisienëve ka folur për formën e skuadrës së tij, duke filluar nga Mbappe, që ka munguar për një shqetësim muskulor.

“Kylian është thelbësor në këtë projekt. Zgjodhi të qëndrojë për të arritur objektiva shumë të rëndësishëm. Dhe për një trajner nuk është aspak e vështirë të integrojë një lojtarë të tillë në ekip. Kemi zgjedhur ta shtyjmë kthimin e tij, por besoj se do të luajë kundër Montpellier”, ka thënë Galtier për RMC Sport.

“Kalendari i ngjeshur? Tani kemi një ndeshje në javë, por faza e parë e sezonit do të jetë shumë intensive. Do të kemi pothuajse 26 ndeshje dhe më pas do të jetë Botërori.

“Natyrisht do të duhet t’i menaxhojmë këto ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur i pyes nëse duan të zëvendësohen, lojtarët përgjigjen jo, askush nuk do të zëvendësohet.

“Por do të duhet ta bëjmë, dhe ndoshta disa herë të luajmë pa titullarët, pr ta patur skuadrën në formë gjatë gjithë sezonit. Futbolli është një lojë dhe duhet të jetë argëtues. Për këtë arsye duhet luajtur në harmoni.

“Në sulm kemi gabuar diçka dhe do të doja që të bënim më mirë. Kur jemi mirë në sulm dhe punojmë edhe në fazën mbrojtëse, bëjmë një lojë argëtuese.

“Messi ka një sens taktik unik dhe të qartë. Kur Leo buzëqesh, buzëqesh edhe skuadra. Më ka pëlqyer goli i tij i dytë”, ka përfunduar Galtier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit