PSG fiton 5-0, Messi brohoritet nga tifozët kundërshtarë pas golit magjik (Pamjet)

6 Gusht 2022
22:52
Denis Hakanaj

Paris Saint-Germain e ka nisur sezonin e ri të Ligue 1 me një fitore të lehtë dhe të pastër pasi ka mundur 5-0 Clermont në transfertë në javën e parë të kampionatit.

Ndeshja nuk ka patur shumë histori dhe është mbyllur që në 38 minutat e para, me Neymar me shokë që kanë shënuar tre gola.

Braziliani, në fakt, ka hapur takimin në minutën e 9-të duke shënuar me një goditje të bukur pak brenda zonës së rreptësisë dhe më pas ka dhënë asistin për golin e dytë të Hakimi-t në minutën e 26-të.

GOLI I NEYMAR

GOLI I HAKIMI

GOLI I MARQUINHOS

GOLI I MESSI

GOLI I DYTE I MESSI

O’Ney ka qenë protagonist edhe në rastin e shënimit të golit të tretë duke dhënë një tjetër asist, por këtë herë për Marquinho-s, që ka çuar shifrat në 3-0.

Dhjetë minuta para fundit, Neymar ka dhënë edhe asistin e tretë të ndeshjes, këtë herë për Messi-n, i cili ka kompletuar pokerin dhe në minutën e 86-të të takimit ka realizuar edhe golin e pestë me një roveshiatë të bukur.

Christophe Galtier ka hedhur në fushë të njëjtin formacion për ndeshjen e dytë radhazi në të gjitha kompeticionet (kundër Nantes në Superkupë dhe mbrëmjen e sotme kundër Clermont).

Kjo gjë nuk ndodhi kurrë gjatë epokës së Mauricio Pochettino-s në Paris, mes janarit 2021 dhe majit 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit