PSG fiton me përmbysje, Neymar lë fushën në lot (Video)

28 Nëntor 2021
15:05
Denis Hakanaj

Paris Saint-Germain ka mundur 3-1 St. Etienne në javën e 15-të të Ligue 1.

Ndeshja ka nisur keq për ekipin e Pochettino-s, që e ka parë veten në disavantazh në minutën e 25-të.

Reagimi i PSg ka ardhur në fundin e pjesës së parë me golin e barazimit të shënuar nga Marquinho-s, pas kartonit të kuq të marrë nga Kolodziejczak, që ka lënë vendasit me 10 lojtarë.

Marquinhos përsëri dhe Di Maria kanë shënuar dy golat e tjerë për miqtë në pjesën e dytë.

Lajmi i keq për PSG ka qenë dëmtimi i Neymar në minutën e 88-të, me brazilianin që është larguar nga fusha në lot dhe me barelë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit