PSG fiton, por Verratti e paralajmëron: Ja çfarë duhet të bëjmë tani

20 Tetor 2021
17:38
Denis Hakanaj

Marco Verratti ka paraljmëruar PSG pas fitores të arritur kundër Leipzig në Champions League.

“Futbolli i sotëm kështu është. Nuk mjafton të kesh lojtarë të mëdhenj; ne kemi kampionë të botës, lojtarë që kanë fituar Champions League janë të gjithë të fortë”, ka thënë mesfushori italian për Bein Sports.

“Por në fund fiton gjithmonë skuadra që tregon se ka kolektivin më të mirë. Dhe ne duhet të bëhemi sa më shpejt një skuadër. Për të qenë më të fortë dhe për të qenë akoma më të aftë me topin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit