PSG fiton titullin rekord me barazim, Messi parakalon CR7 dhe shkruan historinë (Video)

27 Maj 2023
22:51
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain ka barazuar 1-1 kundër Strasbourg dhe ka siguruar matematikisht titullin numër 11 në kampionatin francez duke u bërë skuadra më e sukseshsme e Ligue 1.

Siç mund të kuptohet edhe nga rezultati ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në Strasburg ka qenë e luftuar dhe aspak e lehtë për skuadrën e Galtier.

GOLI I LIONEL MESSIT – VIDEO

Pas 45 minutave të para të mbyllura në barazim pa gola, PSG ka arritur të kalojë në avantazh me një gol të Lionel Messi-t, i cili ka mposhtur me lehtësi portierin kundërshtar pas një asisti të marrë nga Mbappe.

GOLI I BARAZIMIT I STRASBOURG – VIDEO

Një gol historik për sulmuesin argjentinas, i cili tani është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë kampionateve kryesore të Europës me 496 gola, një më shumë se rivali i tij i përjetshëm Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit