PSG frikëson Milan-in, gati super oferta për të blinduar yllin

19 Tetor 2021
16:35
Denis Hakanaj
back button

Theo Hernandez ka shpërthyer me fanellën e Milan-it.

Kuqezinjtë kanë nisur punën për t’i dhuruar një kontratë të re deri në verën e 2026-ës.

Vazhdojnë kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit dhe drejtuesit kuqezinj, që mund të ofrojnë deri në trefishin e 1.5 milionë eurove që lojtari fiton aktualisht në Milano.

Për Theo-n interesohet PSG dhe disa klube të Premier League, por lojtari është shumë i lumtur nga eksperienca milaneze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit