PSG futet në garë për yllin e Premier League

21 Maj 2020
16:15
Denis Hakanaj

Paris Saint-Germain futet në garë për  Pierre-Emerick Aubameyang.

Për sulmuesin e Arsenal-it interesohen shumë skuadra, mes të cilave edhe Barcelona, por Le10Sport ka bërë të ditur se tani edhe PSG i është shtuar listët së pretendentëve.

Futbollisti ka një kontratë që skadon në vitin 2021 dhe akoma nuk ka folur për një rinovim të mundshëm me klubin. Një nga arsyet kryesore, në të kaluarën, ka qenë interesimi i fortë i Barçës, por që tani është përqendruar te Lautaro Martinez.

Kjo tërheqeje e katalanasve mund t’i hapë rrigën kampionëve të Francës, të cilët e shikojnë Aubameyang si një alternativë të vlefshme në rast se nuk do të blejnë përfundimisht Icardi-n nga Inter-i.

Shifrat janë të ngjashme, edhe pse për yllin e Arsenal-it mund të shpenzohet një shifër pak më e ulët se 70 milionë eurot e kërkuara nga zikaltrit për sulmuesin argjentinas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit