PSG, Gueye: Barcelona? Ishim më të shqetësuar për Brest-in…

8 Mars 2021
18:18
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i PSG, Idrissa Gueye, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së madhe në Champions League kundër Barcelona-s:

“Jemi gati për ndeshjen, isha më i shqetësuar për ndeshjen me Brest sepse kunë këtyre ekipeve mungon ndonjëherë përqendrimi, ndërsa me ekipe si ai katalanas të gjithë janë gati, të motivuar në 200%”, ka thënë Gueye.

“Pochettino? Po shkon gjithçka mirë, është një trajner shumë i hapur dhe simpatik, ka dashur t’i njohë të gjithë lojtarët personalisht dhe më pas në fushë”.

“Por stërvitemi me intensitet të madhe, duke punuar shumë mbi fizikun sepse, sipas tij, ishim pak mbrapa dhe kjo na ka ndihmuar të luanim më mirë, të kemi më shumë besim dhe ta arrijmë në fundin e ndeshjes pa qenë të lodhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit