PSG “hakmerret”, mposht Bayern-in me Mbappe (Video)

7 Prill 2021
22:58
Denis Hakanaj

PSG ka fituar 3-2 në fushën e Bayern Munich çerekfinalen e parë të Champions League dhe është hakmarrë për finalen e humbur sezonin e kaluar.

Protagonisti i sfidës së luajtur në Allienz Arena ka qenë Kylian Mbappe.

Ka nisur shumë keq ndeshja për bavarezët, të cilët janë ndëshkuar nga Mbappe pas vetëm 3 minutash lojë. Situata është përkeqësuar në minutën e 28-të për vendasit në minutën e 28-të, kur Marquinhos ka dyfishuar avantazhin.

Bayern është kundërpërgjigjur duke ngushtuar diferencat në minutën e 37-të me Choupo-Moting dhe kanë barazuar me Muller në minutën e 60-të.

Tetë minuta më vonë ka ardhur goli i fitores për francezët, i shënuar nga Mbappe.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në Paris.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit