PSG hap thesin, josh Taren me ofertën për yllin e Lazios

30 Maj 2020
12:22
Eraldo Harlicaj
back button

PSG po mendon që të gjejë një mesfushor të klasit botëror dhe drejtori Leonardo i ka hedhur sytë drejt Serie A. Zyrtari i francezëve pëlqen shumë mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, sipas asaj që shkruajnë mediet italiane.

Kampionët e Francës kanë bërë gati dhe propozimin e tyre që do të mbërrijë shumë shpejt në zyrën e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare. Le10sport.com shkruan se ekipi francez ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për klubin italian.

Presidenti Claudio Lotito do 100 milionë euro për kartonin e serbit, por një shifër e tillë mund të rimendohet nga klubi italian, pasi kriza e pandemisë bëri të veten. Marrëveshja mes palëve mund të mbyllet me 70 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit