PSG harron De Ligt, i merr qendërmbrojtësin Dortmundit

15 Korrik 2019
13:14
back button

Paris St. Germain tentoi më kot gjatë muajve të fundit për të blerë Mathijs de Ligt, sepse ndonëse u arrit marrëveshja me Ajax, ishte agjenti Mino Raiola ai që prishi gjithçka, me kërkesat anormale në lidhje me komisionet dhe klauzolën prej 150 milionë eurosh për prishjen e kontratës, që PSG e refuzoi prerë.

Tani që De Ligt pritet të firmosë te Juventusi, PSG ka gjetur një alternativë cilësore, por shumë më të lirë, sepse po mbyll blerjen e qendërmbrojtësit Abdou Diallo nga Borussia Dortmund.

Abdou Diallo u transferua te Dortmundi vjet, për 28 milionë euro, nga Mainzi, që e kishte blerë në 2017 për 5 milionë euro nga Zulte në Belgjikë.

Një sezon si titullar në Dortmund (fillimisht në qendër e më pas në krah të majtë për shkak të dëmtimeve) dhe 23-vjeçari bëhet gati për një hap tjetër të madh përpara, ndërsa PSg pranon ta shesë për 32 milionë euro, së pari sepse i duhen para pas shpenzimeve të mëdha këtë verë dhe së dyti sepse në qendër të mbrojtjes tashmë ka një si Mats Hummels. Pikërisht kthimi i veteranit bëri që Diallo të kërkonte garanci aktivizimi, që Dortmundi nuk ia jep dot, ndaj tashmë francezi do të firmosë për 5 vite me PSG-në.

Edhe pas shitjes së Diallo Dortmundi ka shumë lojtarë në qendër të mbrojtjes, me emra Hummels, Manuel Akanji e Dan Axel Zagadou që janë të paprekshëm, ndërsa një mes Omer Toprak e Leonardo Balerdi do të largohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit