PSG, 100 milionë stërlina për pasardhësin e Neymar

25 Gusht 2019
9:25
Telesport
back button

Zëvendësuesi i Neymar te skuadra e PSG-së do të vijë nga Premier League dhe ai është Wilfried Zaha. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanikke “Sunday Mirror”, që shkruan se për të marrë sulmuesin e Crystal Palace do të shpenzohen 100 milionë stërlina.

Skuadra franceze do të dërgojë një delegacion në Londër javën e ardhshme për të diskutuar për këtë çështje, ndërkohë që merkato mbyllet më 1 shtator. Zaha, 26-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, duket se konsiderohet i përshtatshëm për PSG-në.

Një lajm surprizë ky, kur prej kohësh përflitet së zëvendësuesi i Neymar te skuadra e PSG-së do të jetë argjentinasi Paulo Dybala, që luan me Juventusin. Ndërsa Zaha është kërkuar me ngulm këtë verë nga Arsenal, por transferimi nuk u realizua.

Wilfried Zaha

Lajme të tjera

Lajmet e fundit